ARRSH i dhuron 10 automjete inteligjente Policisë së Shtetit

Siguria rrugore ka qenë dhe mbetet prioritet i Qeverisë Shqiptare.

Ministrja Belinda Balluku së bashku me Ministrin Bledar Çuçi prezantuam 10 automjetet e reja inteligjente të cilat ju dhuruan Policisë së Shtetit nga ARRSH, përmes projektit për rritjen e sigurisë rrugore, së bashku me Bankën Botërore.

Të pajisura me sistem radari këto automjete do të bëjnë të mundur monitorimin dhe ndëshkimin e çdo drejtuesi automjeti që shkel rregullat e qarkullimit, duke rritur kështu sigurinë në akset e vendit. Po bëjmë gjithçka për rritjen e parametrave të sigurisë duke kërkuar edhe mirëkuptimin e çdo qytetari për të zbatuar me përpikëri rregullat e qarkullimit për të pasur sa më pak aksidente dhe pasoja.