Së bashku me Kryeministrin, Edi Rama në superstradën Tiranë-Durrës, ku tashmë janë hapur për qarkullimin e automjeteve 6 kilometrat e parë. Zgjerimi i këtij segmenti të parë, duke shtuar numrin e korsive të lëvizjes, do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve, në një prej akseve më të rëndësishme të vendit dhe me fluksin më të lartë të lëvizjes. Ndërkohë, po vijojmë edhe me pjesët e tjera, për ta sjellë këtë aks rrugor, në të gjithë gjatësinë e tij, në parametrat e një superstrade.
