Inspektim tek mbikalimi i Paskuqanit,pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës.

Mbikalimi i Paskuqanit, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, do të jetë një nga hyrjet kryesore në kryeqytet dhe që do të ofrojë të gjitha parametrat dhe standardet e nevojshme. Punimet po ecin me ritme të mira dhe kemi tejkaluar të gjitha problematikat falë punës së të gjitha institucioneve dhe bashkëpunimit me banorët. Unaza e Madhe e Tiranës po avancon.