Rehabilitimi i segmentit rrugor “Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja loti 1”

Pasi u njohëm me projektin e paraqitur nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe përcjellë nga ana e Ministrisë, pas disa seanca konsultash me grupin e projektueseve të Bashkisë Tiranë dhe vërejtjeve të paraqitura nga ana jonë, finalizuam sot miratimin e tij në Këshillin Teknik të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Në projektimin e këtij kryqëzimi shumë të rëndësishëm për qytetin e Tiranës si dhe për gjithë Shqipërinë 🇦🇱janë ruajtur të gjitha standarde e projektimit të një rruge të tipit A, si dhe duke realizuar një lëvizje më të mirë për trafikun lokal si dhe atë pedonal të zonës.

Projekti i sheshit “Shqiponja” vjen me qytetarët në fokus, duke u zhvilluar i gjithi në 3 nivele nëntoke për t’u aksesuar në nivelin e rrugës nga kalimtarët, autobusët, biçikletat dhe duke i dhënë një rëndësi të veçantë gjelbërimit dhe aredimit urban!