Bypass-i i Tiranës është një nga projektet më strategjike infrastrukturore, pasi lidh akset e Korridorit Adriatiko-Jonian, Thumanë–Kashar dhe Kashar–Lekaj, si dhe bën të mundur lidhjen e autostradës Durrës–Tiranë me autostradën Tiranë–Elbasan, pjesë e Korridorit VIII, duke anashkaluar qytetin e Tiranës. Punimet në dy fazat e para po avancojnë me ritme të kënaqshme. Projekti parashikon ndërtimin e një rruge të kategorisë A, si dhe ndërtimin e rrugëve lokale për të mundësuar aksesin e banorëve dhe bizneseve në të dyja anët e këtij segmenti rrugor. Do të vijojmë ta çojmë përpara këtë projekt, i cili do ta lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e automjeteve.
