Në kantierin e rrugës së Komanit, e cila i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë për ta kthyer atë në parametrat e duhur, duke garantuar akses më të shpejtë dhe rritje të parametrave të sigurisë. Punimet kanë përfshirë zgjerimin, asfaltimin, si dhe vendosjen e sinjalistikës rrugore përgjatë gjithë kësaj rruge, me një gjatësi prej 31 kilometrash. Një investim i rëndësishëm, pasi siguron aksesin drejt HEC Koman dhe Kaskadës së Drinit, por i shërben gjithashtu edhe lidhjes së komunitetit lokal zhvillimit ekonomik dhe turistik të të gjithë zonës.
