Brenda javës së parë të majit do të hapen për qarkullimin e automjeteve 6 kilometrat e parë të Tiranë-Durrës. Janë duke u realizuar punimet e fundit që përmbyllin këtë projekt infrastrukturor të shumëpritur, cili do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen, në një prej akseve me fluksin më të lartë të qarkullimit të automjeteve në vend. Aksesi për këmbësorët, ndriçimi dhe gjelbërimi janë po ashtu elementë të tjerë që plotësojnë këtë vepër.
