Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Shkodër Benet Beci dhe inxhinierët e kontratës inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në kantierin “Kthesa e Bërdicës-Ura e Bahçallëkut”.
Ndër të tjera, në fokus u la përshpejtimi i punës dhe sistemimi sa më parë i rrugës hyrëse, nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bunës.
Përfundimi i këtyre punimeve do të sjellë lehtësim të ndjeshëm të trafikut dhe përmirësim të aksesit për banorët dhe vizitorët e qytetit të Shkodrës.
