Reshje shiu dhe dëbore nuk ka pasur përgjatë natës.
Temperaturat kanë qenë të ulëta në zonat malor.
Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset.
Kontraktorët me mjete dhe punëtorë kanë bërë pastrimin e akseve nga dëbora si dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.