Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku së bashku me Drejtorin e Përgjithshë të ARRSH-së Gentian Gjyli inspektojnë në terren mirëmbajtjen estetike

Mirëmbajtja estetike e akseve rrugore, projekti më i ri i ARRSH që tashmë ka nisur të zbatohet në terren.Siguria dhe mirëmbajtja rrugore janë elementë thelbësorë në punën e përditshme të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Por tashmë, vendi ynë është kthyer në një pikë referimi të turizmit ndërkombëtar, ndaj mirëmbajtja estetike e akseve rrugore përbën një tjetër aspekt i cili kërkon vëmendje të veçantë.
Për këtë arsye, ARRSH ka ngritur një flotë të re dhe 125 punonjës të dedikuar që shërbejnë në të katër rajonet e vendit, për shtimin e hapësirave të gjelbëruara, pastrimin, si dhe të gjithë elementët e tjerë estetikë përgjatë rrjetit rrugor kombëtar.