Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut

Në Qendrën e Re të Kontrollit të Trafikut, një risi e shumëpritur për sigurinë rrugore e jo vetëm, ku bashkërendohen një sërë projektesh dhe skuadrash, e ku gjithçka do të ndërlidhet me projektin e Revolucionit Digjital “Qytet i Mençur” (SmartCity), duke garantuar monitorimin e të gjitha rrugëve 24/7 dhe koordinimin e Policisë Rrugore, Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Emergjencave Civile.
Qendra do të funksionojë me 122 operatorë, ku në këtë fazë fillestare të monitorimit janë lidhur me kamera 200 km e para, të cilat mbulojnë autostradat kryesore Tiranë-Durrës, Durrës-Rrogozhinë, Rrogozhinë-Fier, Fier-Vlorë, e ku synimi final është mbulimi i 3650 km që janë aset i inventarit të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Tani më edhe me firmosjen e memorandumeve të bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Shëndetësisë/Emergjencat Civile, merr rrugë një kapitull i ri në historinë e administrimit të territorit dhe asistencës për qytetarët në të gjitha nivelet.