Njoftim mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit

Në disa akse, kryesisht në zonën veriore të vendit, gjatë natës së kaluar ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë. 
ARRSH në bashkëpunim me Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në gatishmëri dhe kanë bërë të mundur pastrimin e rrugëve. 
Të gjitha akset kryesore të vendit kanë që të hapura.
Rajoni Verior
Në aksin H. Hotit – Tamarë, si dhe në akset Shkodër-Muriqan dhe Ura e Kirit – Mjedë, Mjedë – Pukë – Fushë Arrës – Kukës, në Murriqan, ne Qafe Qele Puke sidomos në zonen Gomsiqe ka pasur rënie inertesh, por pa krijuar probleme në qarkullim.
Rajoni Jugor
Reshjet e shiut kanë qenë me intesitet mesatar, nuk ka pasur probleme në asnjë segment, si rrjedhojë qarkullimi ka vazhduar normalisht. Gjatë gjithë kësaj kohe kontraktori ka qenë në monitotrim në të gjitha segmentet rrugore.
Rajoni Qendror
Në aksin rrugor Krujë-Sarisalltik kanë rrëshqitur gurë të mëdhenj, nuk ka pasur bllokim të rrugës për asnjë moment, por qarkullimi i mjeteve është bërë i mundur vetëm me një korsi.
Aktualisht po punohet për pastrimin dhe kthimin në normalitet të këtyre segmenteve.