Filloi puna për rehabilitimin e aksit Shkodër-Murriqan

Gjatë inspektimit të fillimit të rehabilitimit të aksit rrugor Shkodër-Muriqan #RrugetKombetare per #ShqiperineQeDuam

Posted by Damian Gjiknuri on E mërkurë, 12 Shtator 2018

 

Drejtori i ARRSH-së bashkë me ministrat Damian Gjiknuri dhe Ditmir Bushati panë nga afër fillimin e punës për rehabilitimin e aksit Shkodër-Murriqan.

Në këtë segment do të kryhen këto punime:
– prishja e shtresave ekzistuese asfaltike,
– zëvendësimi i nënshtresave në çakëll dhe stabilizant,
– realizimi i të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës,
– vendosja e sinjalistikës rrugore dhe masave të sigurisë rrugore (guardreil, vizimi termoplastik, sinjalistika vertikale-horizontale, ndërtim/riparim sistemit drenazhit).

Ndërkaq, vazhdon ndërhyrja në Melgushë-Mjedë, Ura e Kirit-Mjedë dhe Lezhë-Shëngjin (Knalle). Kërkuam që Bashkia Shkodër të japë dritën jeshile për vazhdimin e projektit të rëndësishëm të Bypass-it të qytetit duke mos bllokuar këtë investim.