FTESË PËR KONSULTIM PUBLIK

Të nderuar Zonja dhe Zoterinj,

Republika e Shqipërisë po planifikon të ndërtojë seksionin e autostradës Adriatiko-Jonian: Murriqan – Lezhë me asistencën e BERZH dhe BE-së. Për këtë qëllim është përgatitur një dokumentacion i plotë për “WB30-ALB-TRA-01 Korridori Mesdhetar: Seksioni Rrugor Murriqan–Lezhë – Projektimi i Detajuar, Përditësimi i ESIA-s dhe Dokumentet e Tenderit”.
Palët e interesuara dhe anëtarët e publikut ftohen të marrin pjesë në takimet e konsultimit publik për Raportin e Përcaktimit të Fushëveprimit Mjedisor dhe Social (ESSR), të përgatitur për Projektin e planifikuar të Autostradës Murriqan–Lezhë.
Takimet e konsultimit publik do të zhvillohet si më poshtë:

Bashkia Shkodër:
Ditën e Hënë, datë 12 Tetor 2026; ora: 11 00AM; në ambjentet e sallës së Këshillit Bashkiak,

Bashkia Vau i Dejës:
Ditën e Martë, 13 Tetor 2026; ora: 1000AM; në ambjentet e Bashkisë

Bashkia Lezhë:
Ditën e Mërkurë, 13 Tetor 2026; ora: 1400PM; në ambjentet e Bashkisë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë,
Ditën e Enjte, 14 Tetor 2026; ora 1200 AM në ambientet e Godinës Portokalli, Salla e Mbledhjeve, kati i parë;

Takimet janë pjesë e procesit të angazhimit të publikut dhe palëve të interesuara në fazën e hershme të Projektit dhe synojnë të ofrojnë informacion mbi Projektin e propozuar, të paraqesin çështjet kryesore mjedisore dhe sociale të identifikuara deri më tani, si dhe të shpjegojnë qasjen që do të ndiqet gjatë vlerësimit të ardhshëm mjedisor dhe social.

Për çdo informacion shtësë ose sqarime të mëtejshme kontaktoni:

Email:info@arrsh.gov.al

Shkarkoje ne PDFFtese

Shkarkoje ne PDFLeaflet_v0b_10092026

Shkarkoje ne PDFLeaflet_v0b_10092026_alb

Shkarkoje ne PDFWB30-ALB-TRA-01_ESIA – Scoping Report

Shkarkoje ne PDFWB30-ALB-TRA-01_ESIA – Scoping Report_ALB

Shkarkoje ne PDFWB30-ALB-TRA-01_ESIA – SEP

Shkarkoje ne PDFWB30-ALB-TRA-01_ESIA – SEP_ALB