Inspektim në aksin rrugor Elbasan – Papër

Po ecin me ritme të mira punimet për ndërtimin e aksit rrugor Elbasan – Papër, Faza I. Është avancuar me ndërtimin e veprave të artit dhe shtresat rrugore. Ky është një segment i rëndësishëm i Korridorit VIII, i cili do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve, duke rritur njëkohësisht edhe parametrat e sigurisë rrugore. Në të gjithë gjatësinë e Korridorit VIII është duke u punuar me intensitet për të bërë të mundur finalizimin në kohë të kësaj vepre të rëndësishme për Shqipërinë dhe rajonin.