Plotësimi i punimeve të mbetura dhe lidhja me rrugën ekzistuese të objektit Sistemim Asfaltim Rruga Korçë – Ersekë, Loti 1

Investitor:                               Autoritetit Rrugor Shqiptar

Sipërmarrës:                          “ANK shpk ”

Mbikqyrës:                            Ing. Vladimir GOJASHI (ARrSh)

Projektues:                             “A&E Engineering” shpk  në vitin 2016

Fillimi i punimeve:                12.10. 2017

Mbarimi i punimeve:            12 .10.2018

 

Te pergjithshme

Pjesa e parë e këtij Objekti fillon në km 167 të rrugës Nacionale Tiranë-Korçë-Ersekë (në përfundimin jugor të Unazës së Korçës dhe shtrihet 2.1 km në drejtim të Ersekës. Ky segment do të realizohet me 2 korsi kalimi me gjerësi 3.25 m; me korsi parkimi në të dy anët me gjerësi 2.25 m, të ndara nga korsitë e kalimit me dopjokunetë ujëmbledhëse, si dhe me trotuare me gjerësi deri 3.5 m.

Pjesa e dytë është rruga lidhëse e objektit Sistemim Asfaltim Rruga Korçë – Ersekë Loti 1 me rrugën ekzistuese dhe ka një gjatësi prej rreth 279.7 m. Kjo rrugë lidhëse bën të mundur dhe efiçient investimin e ndërtimit të Lotit 1, duke e vënë në shfrytëzim  këtë segment rrugor për qarkullimin e automjeteve

Projekti trajton edhe mbrojtjen me mure gabion të boxeve 5x5m, sistemimin e rrëshqitjeve, si dhe sinjalistikën rrugore.