Përfundoi brenda afateve ndërhyrja me guardrela në autostradën Tiranë-Durrës

Në segmentin rrugor Tiranë-Durrës, tek City Park dhe Ford për referencë, në kuadër të punimeve të emergjencës të miratuara për këtë segment rrugor, në datën 26-27  janar u punua për zëvendësimin e new jersave me guardrela në këto dy pika.

Punimet u realizuan brenda 2 ditëve, brenda afateve sic edhe kishim lajmëruar, duke shmangur kështu përmbytjet në këtë segment.  

Rruga është hapur dhe qarkullimi i mjeteve në autostradën Tiranë-Durrës është normal, me 2 korsi në të dyja drejtimet.