Ndërtim Rruga Kukës – Morinë ( Dy viadukte)(dublimi) Loti 2 (shtesë punimesh)

Investitor:                               Autoritetit Rrugor Shqiptar

Sipërmarrës:                          “Vega” shpk

Mbikqyrës:                            “IKN ” shpk

Projektues:                             “AVE Consulting “ shpk  (viti 2015)

Vlera e punimeve:                 201.234.227 leke (me tvsh)

Fillimi i punimeve:                Gusht 2015

Mbarimi i punimeve:            Gusht 2018

 

Te pergjithshme:

Projekti parashikon ndërtimin e rrugëve lidhëse të fshatit Pobreg  me një gjatësi prej 2.14km në aksin rrugor Kukës–Morinë me qëllim hyrje daljen e mjeteve në këtë aks rrugor konform Kodit Rrugor me qëllimin e  rritjes së sigurisë rrugore. Projekti parashikon ndertimin e 5 segmenteve rrugore me gjeresi te trupit te rruges 6m ku 5 metra jane gjeresi te shtresave asfaltike dhe bankina 2*0.5m. Gjithashtu projekti parashikon ndertimin e veprave te artit punime te sinjalistikes dhe sigurise rrugore.