Ndërtim Rruga By Pass Perëndimor Shkodër Loti 1

Investitor:                               Autoritetit Rrugor Shqiptar

Sipërmarrës:                          “ Arifaj & Denis 05 & Eurokos“ shpk

Mbikqyrës:                            “ S D C & Klodioda” shpk, Tiranë 

Projektues:                             Sfera

Vlera e punimeve:                 1.447.446.358   lekë   

Fillimi i punimeve:                30.11.2011

Mbarimi i punimeve:            31.12.2018

 

Përshkrim i përgjithshëm

By Pass Perëndimor Shkodër Loti 1, ka një gjatësi prej 4834 ml. Është projektuar me dy drejtime kalimi me gjerësi 18.20 m dhe trotuare në të dy krahët. Në krahun nga liqeni i Shkodrës ka një trotuar me gjerësi 5 m me gjelbërim dhe në anën nga qyteti ka një trotuar 2 m. Gjerësia e kurorës së rrugës është 28.20 m.

Trupi i rrugës është  ndërtuar me zhavorr dhe skarpatat janë parashikuar që të vishen me dhe për të siguruar gjelberim. Është parashikuar të vendoset gjelbërim i ulët në trafikndarëse dhe skarpata. Kuota e kalimit të mjeteve në By Pass është 11 m. Vija e kalimit është pothuajse horizontale.