Inaugurohet loti i parë prej 17.6 kilometër në aksin Korçë-Ersekë

Drejtori i ARRSH-së Afrim Qëndro me ministrin Damian Gjiknuri, ministrin Niko Peleshi, deputeten Elisa Spiropali dhe kryetarin e Bashkisë Korçë Sotiraq Filo inauguruan përfundimin e ndërtimit të lotit të parë prej 17.6 kilometër të aksit Korçë-Ersekë. 
Besimplotë se vitin e ardhshëm do të fillojë dhe ndërtimi i lotit tjetër për të çuar deri në fund këtë projekt.
Objekti sistemim asfaltim rruga Korcë-Erseke Loti 1 është rruge e kategorisë “C1” e modifikuar, me gjatësi 17,6 km, gjerësi të asfaltuar në zonën fushore 6,5 m, ndërsa në zonën malore të Qafës së Qarrit 9.5 m (2 korsi në ngjitje dhe 1 korsi në zbritje). 
Trotuaret me gjelbërim dhe ndriçim nga të dyja anët e rrugës 2 km.
Korsi biçikletash.
Gjatë zbatimit të saj ka pasur disa përmirësime, kryesisht me masa inxhinierike në zonën e Qafës së Qarrit, të cilat u trajtuan nga kontrata shtesë punimesh.