Filloi puna për rritjen e sigurisë në Tunelin e Shkopetit

Filloi puna për rritjen e sigurisë në Tunelin e Shkopetit, me objekt “Përmirësimin e sigurisë rrugore në Tunelin e Shkopetit km 5+500 në segmentin Skuraj-Komuna Baz”. 

Punimet janë parashikuar që të zgjasin 21 ditë.
Masat e marra për rritjen e sigurisë rrugore:
– Do të vendosen rreth 70 ml barriera metalike mbrojtëse në të dyja hyrjet e tunelit.
– Do të vendoset sinjalistika dhe reflektorë brenda tunelit.
– Do të bëhet vijëzimi në hyrjet dhe brenda në tunel.
– Do të vendoset sinjalistika e nevojshme në të dyja anët.