Drejtoresha e ARRSH-së inspekton vazhdimin e punimeve në Nyjen e Milotit

Drejtoresha e ARRSH-së inspektoi përfundimin e punimeve të mbetura për të kompletuar dhe bërë plotësisht funksionale nyjen lidhëse të rrugës Milot-Lezhë- Rrëshen-Thumanë, një Nyje shumë e rëndësishme, e cila është pjesë e rrjetit rrugor kombëtar dhe i përket njëkohësisht si korridorit Veri-Jug ashtu dhe aksit Durrës-Kukës-Morinë. 
Konstatuam se puna vijon me ritme të kënaqshme dhe punimet do të përfundojnë brenda afatit të caktuar. 

Gjatë inspektimit së bashku me inxhinierët e ARRSH dhe kontraktorin disktuam edhe mbi problematikën e rritjes së sigurisë për daljet që banorët dhe bizneset përreth autostradës  së re përdorin për të aksesuar këtë autostradë, duke shqyrtuar zgjidhjet më të mira teknike.

ARRSH do të vijojë të punojë konform tërë normave dhe standardeve për të garantuar siguri maksimale për përdoruesit e rrugës.