Analiza e performancës së 8-mujorit

Gjatë Analizës së performancës së 8-mujorit Drejtoresha e ARRSH-së parashtroi arritjet kryesore, menaxhimin e kontratave, mirëmbajtjen e akseve kombëtare, investimet, shtyllat kryesore mbi të cilat është orientuar dhe menaxhuar aktiviteti i përditshëm i ARRSH-së.
Ndër të tjera theksoi se:
Në 6 muaj u hapën 6 akse me prioritet shumë të lartë për turizmin duke lehtësuar jashtëzakonisht trafikun gjatë sezonit veror, si: hapja e plotë e rrugës Tiranë-Elbasan, Lin-Pogradec, Bypass i Fierit, Burrel-Klos, Skrapar-Përmet, hapja e rrugës Kukës-Morinë dhe përfundimi me sukses i 7 viadukteve.
Të gjitha akset të pajisura me shtylla tashmë ndriçuara, u rikuperuan 60 pika të lëna totalisht pas dore, u riparuan 12 kabina përgjatë boshtit kryesor veri-jug.
Është punuar çdo ditë për rritjen e sigurisë rrugore, me sinjalistikën vertikale dhe horizontale, korrigjimin pjesor të shtresave asfaltike, pastrimin e vegjetacionit,390 km rrugë janë ngritur në standardin e sigurisë rrugore.
24 pika të zeza në akset problematike janë eliminuar dhe janë përmirësuar 30 kryqëzime vetëm në aksin Korçë-Kapshticë.
21 kërkesa për shpronësim janë dërguar pranë MIE-së, prej të cilave 4 prej tyre të miratuara me VKM, 4 procedura shpronësimi të miratuara nga komisioni i posaçëm i shpronësimeve.
Shprehu besimin se deri në fund të vitit 2019 do të përfundojnë edhe 8 kontrata të tjera shumë të rëndësishme për rrjetin rrugor kombëtar dhe do të vazhdojë puna me intensitet në të gjitha kontratat e tjera.
Për këto arritje falënderoi stafin e ARRSH-së, kontraktorët dhe të gjithë bashkëpunëtorët për mbështetjen dhe për punën e pandalur që kanë bërë gjatë këtij 8-mujori