Ura e Re e Zëmblakut

Ura e Re e Zëmblakut  – Gjatësi 49.75 ml – Gjerësi 11.7 m
Ndërtimi i urës së Re në Zëmblak bën të mundur lidhjen e qytetit të Korçës me doganën Goricë dhe një pjesë të zonave të banuara në këtë rajon.
Punimet kanë vazhduar me ritme të larta ku ka përfunduar e gjithë pjesa e punimeve të nënstrukturës së urës me themele të thella, përfshirë dhe masat inxhinierike për mbrojtjen e themeleve.
Për pjesën e mbi strukturës janë përgatitur trarët e urës, si dhe një pjesë e elementeve të tjera.