Projekti “Twinning”

Në sajë të Projektit “Twinning” u bë takimi nëpërmjet platformës zoom, ku u zhvilluan diskutime për hapat e ardhshëm që do të ndërmerren për reformimin e #ARRSH-së bazuar në komentet e dhëna mbi dokumentin Koncept.
Diskutimet teknike midis ekspertëve polakë dhe homologëve të tyre shqiptarë vijuan në lidhje me planifikimin e punëve të mirëmbajtjes, ofrimin e shërbimeve për projektet kapitale dhe mirëmbajtjen dhe vlerësimin e performancës së tyre.
Grupi e vendosi të caktojë një takim tjetër brenda kësaj jave në mënyrë që të përshpejtojë procesin e hartimit të Planit të duhur të Veprimit për këtë çështje, si dhe për të diskutuar mbi skenarët e ardhshëm të reformimit të ARRSH-së.