Përfundon rikonstruksioni i Urës së Kaludhit

Përfundon rikonstruksioni i Urës së Kaludhit.
Pasi u bë inspektimi dhe vlerësimi i të gjitha urave në Republikën e Shqipërisë  filloi menjëherë rikunstruksioni i urave që kishin më shumë nevojë.
Tashmë Ura e Kaludhit ndodhur në fshatin me të njëjtin emër dhe shtrihet në rrugën Përmet-Çarshovë ka përfunduar 5 muaj para afatit të parashikuar. Vazhdon puna edhe në urën e Leklit dhe në urën e Dragotit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në akset rrugore të vendit, për të garantuar një udhëtim sa më të sigurt për të gjithë qytetarët.