Inspektim në pjesën Lindore të Unazës së Madhe

Në pjesën Lindore të Unazës së Madhe të Tiranës po punohet me 3 turne me qëllim që kjo vepër të jetë plotësisht e përfunduar brenda një kohe sa më të shpejt. Kemi kapërcyer problematikat që hasëm për shkak të diversitetit gjeologjik shumë kompleks në këtë zonë dhe tashmë po avancojmë çdo ditë e më shumë për të bërë të mundur që një pjesë e këtij segmenti të jetë i gatshëm për t’u aksesuar nga drejtuesit e automjeteve.