Prezantohet studim projektimi i rrugës Berat-Ballaban, Këlcyrë

Aksi rrugor Berat-Ballaban, Këlcyrë, do të transformohet rrënjësisht.

Një aks shumë i rëndësishëm, që jo vetëm shkurton kohën e udhëtimit, nga Berati në Përmet e më tej në Gjirokastër, por edhe nxit zhvillimin e turizmit në këtë zonë mrekullish natyrore dhe trashegimie historike e kulturore.