12.10.2020 Porto Romano-Durrës, Loti 3

 12.10.2020 filluan punimet në kantierin e ri të lotit 3 të rrugës Porto Romano-Durrës.
Ministrja Belinda Balluku bashkë me Drejtorin e ARRSH Ergys Verdho ndoqën nga afër punimet që po bëhen për këtë vepër të rëndësishme në funksion të Parkut Energjetik dhe Industrial të Porto Romanos dhe zonave të lira ekonomike. Ndërtimi i lotit 3, dhe të fundit të këtij segmenti, do të bëjë të mundur lidhjen e kësaj zone me autostradën Tiranë-Durrës duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve për subjektet, që ushtrojnë aktivitetin në këtë zonë. Me Masterplanin e Qeverisë Shqiptare për zhvendosjen e Portit të Durrësit në zonën e Porto Romanos ky segment merr një rëndësi akoma dhe më të madhe.