Vazhdon puna në Qukës-Qafë Plloçë Loti 1, 2

Vazhdon puna në Qukës-Qafë Plloçë Loti 1, 2
Aktualisht kanë përfunduar gjithë punimet civile në tunelet 1, 2 dhe në tunelin 3 të daljes së emergjencës, përfshirë edhe lyerjen e tyre  si dhe po punohet me ndërtimin e shtresave të stabilizantit, me qëllim asfaltimin e shpejtë të tuneleve dhe pjesës midis tyre.
Po punohet mbi strukturën e urës 10  dhe vendosjen e trarëve metalike tek Ura 11
Në kryqëzimin e Golikut vazhdojnë punimet për ndërtimin e strukturave dhe mbushja e trasesë.