Unaza e Madhe e Tiranës është shndërruar në një kantier gjigand ku po punohet intensivisht në çdo segment të saj.

Unaza e Madhe e Tiranës  është shndërruar në një kantier gjigand ku po punohet intensivisht në çdo segment të saj.
Ministrja Belinda Balluku me drejtorin e ARRSH Ergys Verdho ndoqën nga afër punimet në lotin 2 të pjesës  verilindore, ku projektit i janë shtuar edhe elementë urbanë duke e bërë më miqësor për banorët e zonës dhe jo vetëm.
Të bindur se do t’ja dalim ta përfundojmë brenda  afateve këtë vepër, e cila do të zgjidh një herë e mirë problematikën me trafikun në rrugët e kryeqytetit.