Sistemim Asfaltim Librazhd – Qafe Stude, Loti 3

Emri i projektit : “Sistemim Asfaltim Rruga Librazhd – Qafe Stude, Loti 3″
Emri i projektit: “ Sistemim Asfaltim Rruga Librazhd – Qafe Stude, Loti 3” shtesë punimesh
Mbikqyresi i punimeve: “ Gjeoconsult & CO” sh.p.k.
Projektues : “S.P.I.T sh.p.k.& TEC Konsult sh.p.k. & Grusamar Albania” shpk
FillimiI I punimeve: Kontrata Bazë 09.05.2011
                               Kontrata Shtesë 03.07.2015

Te pergjithshme:

Ky segment është pjesë e aksit  rrugor Librazhd – Fushë Studë – Ura Cerenecit Peshkopi. Projekti i kontratës bazë  parashikon ndërtimin e segmentit  me gjatësi 30547ml.

Këshilli teknik i DPRr  vendosi që brenda vlerës së kësaj kontrate të shtohet segmenti Fushë Studë – Ura e Cerenecit,Peshkopi,Loti2 me gjatësi 17400ml.

Punimet për të gjithë segmentin me gjatësi 47935 ml do të kryhen deri në shtresën e stabilizantit.

Punimet që nevojiten për përfundimin e plotë të këtij segmenti do të kryhen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Pershkrimi i projektit:

·         Gjatesia  totale 47935 ml

·         Gjeresia e pjeses kaluese eshte 2×3.5 metra

·         Bankina 2×0.75

Ecuria e Punimeve;

Punimet ne kontraten baze kane perfunduar. Ne daten 28.12.2015 eshte bere edhe Kolaudimi i Kontates Baze dhe rruga eshte vene ne shfrytezim te plote.

Me lidhjen e kontrates shtese edhe me Mbikqyresin e Punimeve punimet per kontraten shtese kane rifilluar. Keto punime po ecin me ritme te shpejta.  Ne by-pass-in e Cerenecit ka perfunduar shtresa e cakellit dhe po punohet me tombinot dhe muret mbajtese. Ndersa ne rrugen e Lunikut me gjatesi 1.9 km kane perfunduar germimet dhe shtresa e cakellit pjesen nga km 0+000 deri ne km 1+000 dhe nga km 1+500 deri ne km 1+900 dhe po punohet me veprat e artit.

 

 

20160913112216

20160913091256