Sistemim –Asfaltim rruga Kukes – Krume / Loti 2

Kontraktori: “ Geci “ shpk
Mbkqyresi i punimeve : “Zenit -06“ shpk
Projektues : “ ICP – 04“ shpk
Vlera e kontrates: 1.996.295.562 (me tvsh)
Objekti Sistemim –Asfaltim rruga Kukes – Krume “ ”Loti 2 ka nje gjatesi prej 22 km
Segmenti rrugor pjesa e dyte fillon ne fshatin Muchas dhe perfundon ne Qafen e Toblit me gjatesi 6231 ml
Segmenti rrugor pjesa e trete fillon ne Qafen e Toblit dhe perfundon ne hyrje te qytetit te Krumes me gjatesi 13880 ml
Segmenti rrugor pjesa e katert fillon ne hyrje te qytetit te Krumes dhe perfundon tek varrezat e qytetit ku behet dhe lidhja me rrugen Has – Qaf Prush me gjatesi 1892 ml
Parametrat e ketij segmenti jane sipas kategorise C1: Gjeresia e kurores se rruges 8.5 m Gjeresia e pjese se asfaltuar 6.5 m
Bankina me stabilizant 2×1 m
Projekti parashikon ndertimin e veprave te artit ( ure me Hd = 15 ml, tombino , mure mbajtese , mure prites )
Eshte parashikuar ndertimi i linjes telefonike , si dhe i sinjalistikes vertikale dhe horizontale.