BYPASS-I FIERIT

A7VVC011-Fieri Bypass

Projekti i referohet ndertimit te nje bypass-i rrugor te te tipit autostrade interurbane  midis qytetit te Fierit dhe Levanit (Bypass-i i Fierit) me gjatesi afersisht 22 km, me vlere prej 60 milion Euro financuar nga BERZH dhe BEI. Bypass-i i Fierit eshte pjese e nje korridorit te rendesishem per, nga Veriu ne Jug ( nga Lushnje ne Vlore), per te cilin disa sektore jane ndertuar ose jane ne ndertim e siper.
Aksi rrugor do te kaloje ne perendim te Fierit, midis qytetit dhe vijes se bregut, duke perfshire ne pjesen me te madhe nje fushe qe kultivohet e vaditet ne menyre intensive. Ai pershkon Lumin e Semanit, nje rrjedhje e rendesishme uji, i cili bashkohet me lumin Gjanica dhe nje numer te madh kanalesh vaditjeje dhe kullimi sikurse edhe me shume struktura te vogla hidraulike dhe kullimi.
Aksi rrugor eshte shume i rendesishem per zhvillimin e Shqiperise jugore, per zhvillimin industrial dhe te turizmit, dhe ka nje impakt te rendesishme ne bujqesi, meqenese Fieri eshte rajoni me  rendesishem i prodhimit bujqesor ne vend.
Aksi rrugor i meparshem, qe kalonte prane vendndodhjes se trashegimise kulturore te Apolonise dhe brenda perimetrit te percaktuar per mbrojten e saj, u modifikua duke marre parasysh kundershtimet e Ministrise se Kultures dhe ato te popullsise dhe autoriteteve vendase. Aksi rrugor aktual kalon ne nje pervijim terthor (rreth 2.5 km) larg nga kjo vendndodhje.
Ne kete seksion eshte parashikuar ndertimi i 3 urave me gjatesi nga 80 m secila ne Llumin Seman, ne kanalin e Hoxhares dhe ate te Pojanit.
Jane parashikuar gjithashtu 4 kryqezime ne disnivel si dhe 2 gjysem kryqezime. Kryqezimet ne disnivel jane parashikuar te ndertohen si mbikalim per levizjen e trafikut kryesor si dhe rrethrrotullim ne baze per levizjen e trafikut lokal.
Shume tombino (rrethore dhe katrore) jane parashikuar te ndertohen per te lidhur rrjetin kompleks hidraulik te zones.
Lartesia e rruges eshte pozicionuar pergjithesisht nga 2 – 5 m nga siperfaqja e tokes dhe 8 m nga ky nivel ne rastin e kryqezimeve ne disnivel.
Jane parashikuar gjithashtu shume nenkalime per sigurimin e vazhdueshmerise e trafikut lokal.

Bypass-i Fierit ka keto te dhena gjeometrike dhe volumore:

  • Gjatesia 22 km, autostrade
  • Shpejtesia e projektimit           120km/ore
  • Gjeresia e rruges 22 m (2×2 korsi)
  • 4 nyje me 2 nivele, pa e prekur gjurmen kryesore ne zonat si me poshte:

–       Mbrostar me D=100m

–       Fier Perendim me D=100m

–       Pojan me D=100m

–       Levan me D=160m

  • 2 Gjysem kryqezime (semi-svincolo)

–       Dermenas Lindje

–       Dermenas Perendim

  • 3 ura me gjatesi 80 m

–       Seman

–       Hoxhare

–       Pojan

 

  • 21 nenkalime (mjetesh dhe hekurudhore)

–       9  me permasa 10x5m

–       2 me permasa 7×4.8m

–       9 me permasa 4×3.5m

–       1 hekurudhor me permasa 6x7m

  • 2 zona me nga 25.000 m2 secila, per sherbime dhe pike informacioni per turistet.

Fondi limit per ndertimin e ketij aksi rrugor ka qene 60 milion euro ndersa vlera e prokuruar e objektit eshte 39.87 milion Euro. Punimet civile do te financohen nga BERZH dhe BEI ndersa Supervizioni i punimeve do te financohet nga Kooperacioni Italian.

Financimi i BERZH 35 000 000.00 Euro

Financimi i BEI 35 000 000.00 Euro

Financimi i Kooperacionit Italian per Supervizionin e Punimeve eshte 0.715

Vlera e ofruar prej saj per ndertimin e Bypass-it te Fierit eshte 39.87 Milion Euro me nje kursim prej rreth 20 milion Euro.

 

Sipermarresi i Punimeve  SERENISSIMA CONSTRUZIONI
Mbikqyresi i Punimeve JV /  SINTAGMA – TECNIC – SWS
Projektuesi JV /  SINTAGMA – TECNIC – SWS

 

new-picture

new-picture-1