Përfundojnë punimet e rehabilitimit në Qafë Thanë

Në pesë kthesat në Qafë Thanë u bë riasfaltimi, vendosja e sinjalistikës horizontale dhe vertikale, si dhe ndërtimi i kunetave dhe bordurave të reja.
Tashmë ky segment rrugor është më sigurt për përdoruesit e rrugës dhe specifikisht për periudhën e dimrit, pasi shtrimi i shtresës së fundit asfaltike (tapeti) Mix design-i është përshtatur për kushtet atmosferike të zonës, rezistent ndaj ngricave dhe borës.