Njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore

Në të gjitha akset kryesore të vendit që ka pasur reshje bore janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga kontraktorët dhe kompanitë e mirëmbajtjes. Është bërë trajtimi me kripë dhe pastrimi i rrugës nga bora. 

Në Dardhë, Voskopojë, Bigell Gorricë dhe në Qafën e Qarrit, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë, pasi temperaturat janë shumë të ulëta. 

Në Qafë Thanë – Kapshticë ka pasur reshje të dobëta. Është bërë pastrimi dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë. 

Në segmenti fundor prej 20 km te aksit Ura e Cerenecit – Stebleve rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave në rrugë.

Në segmentin Lunik-Stebleve rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak te pranisë së ngricave në rrugë. Kontraktorët po punojnë në të gjitha akset për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në Qafën e Llogarasë dhe në Qafën e Muzinës, nuk ka pasur reshje. Kontraktori ka bërë shpërndarjen e kripës që në orët e para të mëngjesit dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes gjate lëvizjes në akset ku ka prezencë ngricash dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.