Nis asfaltimi i kilometrit të parë të Bypass-it të Vlorës

Bypass-i i Vlorës, një ndër veprat më të rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit do të jetë gati brenda afateve të parashikuara në kontratë
Aktualisht ka nisur asfaltimi i kilometrit të parë, ndërsa po punohet edhe në dy kilometrat e fundit  me shtresat rrugore dhe veprat e artit
Tashmë, ka përfunduar 22 përqind e punimeve
Vazhdon puna për:
– Gërmimin  (në shkëmb dhe në dhé të butë);
– Depozitimin e materialeve të dala nga gërmimet;
– Ndërtimimin e trasesë;

– Ndërtim strukturash (5 ura, tombino, 3 nënkalime betoni);

– Punimet për mbrojtjen e skarpatave (ndërtim mure garbion dhe terramesh).