Në Bypass-in e Tepelenës po punohet me ritme të larta,kanë përfunduar afro 85% e punimeve

Po punohet me ritme të larta në Bypass-in e Tepelenës, tashmë kanë përfunduar afro 85% punimeve.
– Aktualisht po përfundon betonimi i soletës së ramës me pilota në km e parë të projektit;
– Vazhdon puna me shtresat asfaltike  në km e dytë të projektit për nga sheshi “Ali Pasha”;
– Është bërë gati për t’u asfaltuar Nyja 1, po punohet në Nyjën 2 dhe 3 me shtrimin e pllakave të gurit pranë bustit “Ali Pasha” dhe me ndërtimin e murit të gurit, si dhe për realizimin e elementeve të trotuari.
Realizimi i plotë i kësaj vepre infrastrukturore jo vetëm do të lehtësojë trafikun që kalonte nga brenda qytetit dhe do të rrisë sigurinë rrugore  por do të jetë gjithashtu edhe një pikë turistike për qytetin dhe gjithë zonën