Ministrja Belinda Balluku së bashku me Drejtorin e ARRSH-së Ergys Verdho inspektim në aksin 📍Korçë – Ersekë

Ministrja Belinda Balluku së bashku me Drejtorin e ARRSH-së Ergys Verdho në aksin Korçë – Ersekë, falënderuan nga afër punonjësit për punën e tyre të palodhur, në kushtet e motit ekstrem.
Me qëllim përballimin e situatës dimërore, që përfshin periudhën 15 nëntor-31 mars, është ngritur shtabi i emergjencës dimërore, për përgatitjen dhe marrjen e masave për sigurimin e mjeteve  materialeve dhe stafit  të cilët kanë qenë në dispozicion të përballimit të situatës emergjente dimërore 24 orë në 24, në të gjitha segmentet, duke bërë të mundur që qarkullimi  të vazhdojë normalisht në të gjitha akset kryesore të vendit  pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta.