Ministrja Belinda Balluku dhe drejtoresha e ARRSH-së Sonila Qato Inspektojnë punimet në Bypass-in e Vlorës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe drejtoresha e ARRSH-së Sonila Qato, inspektuan punimet në Bypass-in e Vlorës, një vepër e rëndësishme infrastrukturore, e cila do të ndihmojë integrimin rajonal të Shqipërisë, facilitimin e tregtisë, zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në pjesën jugore të Shqipërisë, duke zgjidhur përgjithmonë ngarkesën e trafikut në qytetin e Vlorës dhe në rrjetin rrugor të bregdetit jugor të Shqipërisë.

Deri më tani realizimi i projektit vijon sipas afateve të përcaktuara dhe kontraktori garanton përmbylljen punimeve sipas parashikimeve të kontratës.

Punimet vijojnë paralelisht në të gjithë seksionet e tij duke garantuar standardet më të mira në ndërtimin e këtij aksi.