Inspektim punimesh në segmentin rrugor Qukës-Qafë Plloçë – Loti 3

Inspektim punimesh në segmentin rrugor Qukës-Qafë Plloçë – Loti 3 

Këshilli Teknik zbriti në terren për të inspektuar gjendjen e punimeve dhe për të ndjekur nga afër propozimet e kontraktorit për ndryshimet në projekt me qëllim mbrojtjen e shpateve dhe rritjen e sigurisë rrugore për përdoruesit e saj në të ardhmen e afërt
U inspektua gjendja e punimeve dhe u diskutuan të gjitha alternativat e propozuara për çdo metër të rrugës.
Si pasojë e formacioneve gjeologjike të paqëndrueshme dhe planeve të rrëshqitjeve, është ndërmarrë një studim i hollesishem për zgjidhjen e ketyre problematikave.