Inspektim punimesh në Kardhiq-Delvinë Loti 5 dhe 6

Drejtori i ARRSH-së, Ergys Verdho, së bashku me kontraktorët dhe inxhinierët e punimeve  panë nga afër ecurinë punimeve.
Realizimi i punimeve në lotin 5 ka arritur 80% dhe në lotin 6 në 65%.
Punimet vazhdojnë me ritme të mira në të dyja lotet  ku kanë mbaruar pothuajse të gjitha gërmimet dhe mbushjet për formimin e trupit të rrugës, veprat e artit dhe muret mbajtëse.
Gjatë inspektimit u bë dhe takimi me banorët e fshatit Senicë dhe Fushë Verisë, ku u diskutua rreth variantit të paraqitur nga Mbikqyrësi i punimeve  për rrugët lidhëse të fshatrave përreth me aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore me një rëndësi të veçantë do të ndikojë drejt për drejt në rritjen e ekonomisë dhe turizmit e vendit.