Inspektim punimesh në Kardhiq-Delvinë Loti 4

Vazhdojnë me ritme të larta punimet  në Kardhiq-Delvinë Loti 4, ku aktualisht është arritur 50% realizimi i punimeve.
Rruga Kardhiq-Delvinë, një aks strategjik, i cili do të ndikojë në rritjen e ekonomisë dhe turizmit të të gjithë zonës, ka hyrë në një fazë intensive  ku po punohet me ritme të shpejta për realizimin e trupit të rrugës  për ndërtimin e mureve mbajtëse dhe dy urave  me qëllim realizimin e plotë të veprës sipas grafikut të punimeve  parashikuar në kontratë.