Inspektim në Bypassin e Vlorës

Me kryeministrin Edi Rama , në bypass-in e Vlorës, ku punimet po ecin me ritme të larta pas çlirimit nga të gjitha pengesat që hasëm në këtë projekt. Në kilometrin e parë të kësaj vepre ka nisur asfaltimi, ndërsa vijon puna në pjesën tjetër të projektit. Nuk do të ndalemi deri në përfundimin e plotë të kësaj vepre, për t’i dhënë Vlorës një tjetër arterie që do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin, njëkohësisht do të bëjë më lehtë të aksesueshëm bregdetin e jugut për të gjithë qytetarët.