Inspektim në Bypassin e Tepelenës

 

Pas evidentimit të një problematike të shfaqur gjatë punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Tepelenës, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ngritur menjëherë një grup pune për të bërë verifikimin e shkaqeve të kësaj situate.

Grupi i punës, i përbërë nga inxhinierë të ARRSH-së, inspektoi në terren situatën, duke bërë edhe verifikimet përkatëse, të cilat tashmë do të analizohen për të çuar edhe në zbulimin e shkaqeve që sollën këtë incident.

Pavarësisht kësaj situate punimet në këtë kantier po vijojnë sipas grafikut të parashikuar për ta përfunduar këtë vepër brenda afatit të parashikuar në kontratë.

Bypass-i i Tepelenës është një vepër e rëndësishme pasi do të bëjë të mundur lidhjen e dy segmenteve rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë. Ky Bypass ka një gjatësi prej 2.3 kilometrash, gjerësi 10.5 metra dhe do të jetë një rrugë e kategorisë C.