Hapet tuneli për stabilizimin e rrëshqitjeve në aksin Tiranë-Elbasan

Më datë 27 Prill 2019 kanë përfunduar punimet e tunelit për stabilizimin e rrëshqitjes në aksin Tunel – Elbasan km.17.36 ÷ 17.46, pjesë e aksit Tiranë – Elbasan, në respektim të plotë të afateve të përcaktuara në kontratë. 

Ministrja Belinda Balluku dhe drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato inspektuan tunelin panoramik, vepra e fundit e artit në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. 
Tuneli tashmë është i aksesushëm nga drejtuesit e mjeteve dhe po pasojnë ndërhyrjet me impakt mjedisor për rigjelbërimin e zonës.