Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar Ergys Verdho gjatë konferencës së nivelit të lartë për Sigurinë Rrugore

– SIGURINË RRUGORE si një nga PRIORITETET kryesore të ARRSH-së.
– Projekti i Mirëmbajtjes, financuar nga Qeveria Shqiptare dhe Banka Botërore ka kryer ndërhyrje për rritjen e Sigurisë Rrugore në 61 interseksione (kryqëzime) dhe ka realizuar mbi 50 projekte rehabilituese.
– Janë përmirësuar deri më tani 16 Pika të Zeza ( Black Spots të cilat ndodhen në rrjetin rrugor kombëtar që administrohet nga institucioni ynë).
– Komponenti 4 i Projektit të IPA 2013 “Asistencë Teknike për përmirësimin e Standarteve të Sigurisë Rrugore” për të cilën janë përgatitur dhe janë në fazën e lidhjes së kontratës përmirësimi i 10 Pikave të tjera.
– Për vitin 2020 e në vazhdim, është përfshirë në buxhet një projekt për përmirësimin e sigurisë rrugore, i cili përmban kryesisht instalimin e mbrojtëseve metalike, në kthesat me rrezikshmëri të lartë dhe në lartësitë e rrugëve që janë në zonat malore.
E ardhmja e SIGURISË RRUGORE për ARRSH
1. Projekti i asistencës teknike për ndërtimin e sistemit RAMS,
2. Strategjia Kombëtare e Sistemit Inteligjent të Transportit,
3. Qendra e Monitorimit të Trafikut.