Drejtoresha e ARRSH-së inspekton aksin Skuraj-Burrel dhe përfundimin e punimeve në tunelin e Shkopetit

Inspektuam aksin Skuraj-Burrel në zonën e Matit, ku ndaluam të vërenimpunimet e betonit për realizimin e tombinos së re me dimension 5X5 m, asfaltimin si dhe muret mbajtëse që garantojnë sigurinë e rrugës.

Bëhet fjalë pikërisht për një segment, i cili deri para se të nderhynim konsiderohej një pjesë rruge tejet e amortizuar duke shkaktuar probleme serioze qarkullimi.
Shumë shpejt do të përfundojë dhe vendosja e sinjalistikës horizontale e vertikale.
Gjithashtu ndaluam të vizitonim nga afër dhe përfundimin e punimeve për shtimin e sigurisë rrugore në tunelin e Shkopetit.