Drejtoresha e ARRSH-së gjatë vizitës së delegacionit të nivelit të lartë Saudit në Bypass Durrës

Drejtoresha e ARRSH-së gjatë vizitës së delegacionit të nivelit të lartë Saudit në Bypass Durrës (Faza e Dytë), një investim i realizuar përmes mbështetjes së Fondit Saudit për Zhvillim.
Punimet për ndërtimin e mbikalimit në rrethrrotullimin e Shkozetit që lidh Autostradën Tiranë-Durrës me Bypassin e Durrësit kanë filluar në muajin Janar 2014 dhe përfunduan në muajin Mars 2015. Punimet kapin vlerën e 8 milionë Eurove nga të cilat 6.7 milionë Euro për ndërtimin e mbikalimit dhe pjesa tjetër për ndërtimin e kolektorit të ujërave me gjatësi 1.5 km ne zonën e Plepave Durrës.