Deklarata e Drejtoreshës së ARRSH-së, Sonila Qato, në lidhje me lotin e parë të “Unazës së Madhe”

Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, ka lajmëruar skualifikimin e të gjitha ofertave për lotin e parë të “Unazës së Madhe” pasi asnjë prej kompanive nuk përmbushte kriteret ligjore.
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka ofruar të gjitha kompanive skualifikimin e ofertave të paraqitura.
Sot do t’i paraqitet ministres Balluku një proces transparent. Kompanitë janë partnere të ARRSH-së, dialogu dhe transparenca do të jetë parësore. Kompanitë kanë të drejtën të animojnë. 
Në lotet e tjera të projektit do vijojnë punimet dhe shpronësimet, pasi ky projekt do të realizohet.